Protesta e 11 korrikut/ PD shpërndan derë më derë fletëpalosje: Bashkohuni në betejë
Nën moton e protestës së 11 korrikut, “Të bashkuar në betejë,” Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, Kryetari i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti dhe drejtues të degës të PD-së së zonës, kanë zhvilluar ditën e sotme takime në zonën e Xhamllikut në Tiranë.
Gjatë takimeve të ndryshme me qytetarët, Noka u ka bërë thirrje thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së datës 11 Korrik, ora 20:00 kundër regjimit kriminal dhe anti-europian të Edi Ramës.
“Kjo protestë është për çdo familje, çdo biznes, çdo qytetar, që është prekur ekonomikisht nga regjimi autokrat i Ramës”, ka deklaruar Noka, ndërsa shpërndante fletpalosje në zonën e Xhamllikut.
Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka i ka bërë thirrje çdo demokrati, që kërkon largimin e kësaj qeverie të korruptuar, të marrë pjesë në protestën e opozitës së bashkuar më 11 korrik ora 20:00, në një betejë pa kthim, deri në formimin e një qeverie teknike dhe vendosjen para drejtësisë të hajdutëve në qeveri.
gijotina.com/
Burimi