Dumani: Vijojnë hetimet për inceneratorët, nën hetim dhe pasuria e Berishës

Dumani: Vijojnë hetimet për inceneratorët, nën hetim dhe pasuria e Berishës

Kreu i SPAK, Altin Dumani në një bisedë me gazetarët ditën e sotme, u pyet për çështjen e inceneratorit të Tiranës nëse po hetohet si grup kriminal.
Ai tha për të tha se çështja është në hetim paraprak dhe për këtë arsye nuk mund të japë informacione. Duamni shtoi se gjyqtari i hetimit paraprak nuk mund të ngrejë akuzë dhe nuk mund të ndërhyjë në këtë moment procedurial.
“Lidhur me çështjet e inceneratorëve, kemi procedime të regjistruara. Deklaratat e dhëna nga Ahmetaj, vlerësohen në kuadër të procedimeve që kemi nisur. Një nga të pandehurit është dhe Ahmetaj. Lidhur me shkëmbimin e informacioneve me partnerët rreth tij, është konfidencialitet me autoritetet”, tha.
I pyetur nëse është bërë hetim pasuror për kryedemokratin Sali Berisha, në kuadër të hetimeve për dosjen “Partizani”, pohoi duke thënë: “Janë berë hetimet e pasurisë për Berishën”.
Në vijim ai refuzoi të komentoi akuzat e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, duke thënë se nuk ka asnjë koment për të bërë rreth tyre.
Sa i takon skemës së mashtrimit me mikrokreditë, Dumani deklaroi se kanë vetëm një çështje të regjistruar.
“Kemi një hetim, për një objekt konkret. Realisht dhe ne na vjen keq që qytetaret përplasen në dyert tona dhe për personat që vijnë për çështje të ndryshme që nuk janë në kompetencën tonë. Shpreh keqardhjen për atë që ndodhi përpara dyerve të SPAK. Ka kërkesa të shumta nga qytetarët, ligji na e ka përcaktuar qartë kompetencën tonë”, tha ai.
I pyetur se si do të procedohet pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Lartë për çështjen e 21 janarit, Dumani ka deklaruar se do të zbatohet vendimi i gjykatës dhe do të ndiqet proceduat normale. Më tej kreu i SPAK ka nënvizuar se do të ketë nevojë për koordinim me prokurorinë e Tiranës.
Burimi