“Check up”/ Audituesi i KLSH-së: Koncesionari përfitoi mbi 595 mln lekë në mënyrë abuzive

“Check up”/ Audituesi i KLSH-së: Koncesionari përfitoi mbi 595 mln lekë në mënyrë abuzive

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Hetimor për koncesionet në Shëndetësi, audituesi i KLSH-së, Klarenc Xhaferraj, foli për “Check up”-in.
Xhaferraj nënvizoi se duhet të eliminohen kostot shtesë për këtë koncesion dhe se kanë kërkuar edhe masa disiplinore. Ai theksoi se koncesionari i “Check up”-it ka përfituar 595.8 milionë lekë në mënyrë abuzive.
“Kemi kërkuar masa disiplinore. Duhet të rishikohet faturimi i ‘Check up’-it. Qëndrimi i DPT-së pa analizuar gjithë komponentët cenon konkurrencën, shton koston. Duhet ta rishikojë ‘Check up’-in. Për shkeljet u morën masa disiplinore me vendim të kreut të KLSH-së, me largim nga Shërbimi Civil. Të eliminohen kostot shtesë për ‘Check up’. Koncesionari i ‘Check up’-it ka përfituar 595.8 milionë lekë në mënyrë abuzive. Konstatohet se monitorimi i kontratave ishte inekzistent dhe nuk kishte raporte 3-mujore e vjetore”, u shpreh ai.
Burimi