Berisha mbledh kryesinë e PD dhe vendos datën e protestës kombëtare

Berisha mbledh kryesinë e PD dhe vendos datën e protestës kombëtare

Është mbledhur sot kryesia e PD, teksa Sali Berisha e drejtonte atë virtualisht.
Në mbledhjen e kësaj të hënë u caktua data e protestës kombëtare, e cila do të mbahet më 12 korrik në orën 20:00.
“Detyra jonë është një dhe vetem një, shpëtimi i Shqipërisë nga ky regjim dhe krijimi i qeverisë teknike.Rëndom shtrohet pyetja se si mund të krijohet qeveria teknike.
Së pari u them shqiptarëve se qeveria teknike krijohet në mënyrën më të pashmangshme, sepse Edi Rama nuk ka më legjitimitet. Edi Rama dëshmoi në zgjedhjet e 14 majit se është i aftë të shkelë çdo ligj, normë kushtetutë.
Një qeveri që zbaton ligjet, kushtetutën, ajo qeveris gjer në zgjedhjet e radhës.Një qeveri që nuk ka ligj, normë e moral, ajo qëndron në pushtet vetëm për shkak të dobësisë së opozitës.
Ajo nuk meriton as 24 orë të qëndrojë në pushtet në vend dhe ne duhet të ua bëjmë të qartë të gjithë anëtarëve dhe mbështetësve tanë, se në rast se sot qeveris Edi Rama ai qeveris për shkak të dobësive tona dhe këto dobësi duhet të marrin fund sa më shpejt.
Opozita është në provën e saj më të madhe në tërë ekzistencën e saj. Do të arrijë ajo të imponojë një qeveri teknike apo të shkojë dhe të firmosë fitoren e radhës së Ramës dhe të ndëshkojë shqiptarët, alternativë tjetër nuk ka. Unë them se ne duhet të zgjedhim të parën”, deklaroi Berisha mes të tjerash.
“Mos i shikoni vëngër dhe mos i shpërfillni të rikthyerit”
ali Berisha u dha urdhër të gjithë anëtarëve të kryesisë dhe të gjitha strukturave të partisë, të mirëpresin demokratët e rikthyer në PD dhe “mos t’i shohin vëngër”.
Berisha: E konsideroj këtë mbledhje shumë të rëndësishme, në një moment të veçantë të PD, në një moment kur një kalvar i vërtetë, i imponuar në mënyrë antikushtetuese, antiligjore nga Edi Rama dhe regjimi i tij merr fund.Kryesia mblidhet sot me moton më kryesore të bashkimit të të gjithë demokratëve rreth flamurit të partisë së tyre.Dmth rreth idealeve, rreth kontributeve dhe mendoj se mesazhi më kryesor që përcjell kjo mbledhje sot është, mirëpritja e të gjithë aty të cilët ndër vite dhanë kontributet të pamohueshme në këtë parti dhe që për një arsye apo një tjetër, për një arsyetim, apo një tjetër, kanë hezituar të bashkohen me shumicën duke përdorur, ose duke patur si shkak çështjen e logos, flamurit të cilat si një padrejtësi e madhe, morën fund këto ditë.
Ndaj dhe unë siç e kam bërë në mënyrë të përsëritur, e bëj përsëri thirrjen për të gjithë demokratët që besojnë në idealet që kanë mbrojtur në kontributin që kanë dhënë, të bashkohemi dhe të vazhdojmë betejën tonë.Theksoj këtu ky nuk është një bashkim në festë, por një bashkim në betejë.Në betejë të një rëndësie jetike, vendimtare për fatin e Shqipërisë dhe kombit shqiptar.
Duke theksuar këtë unë ju drejtohem ju, anëtarëve dhe anëtareve të kryesisë së PD, është në detyrën tuaj më të parë sikundër të të gjithë strukturave të partisë sonë, të bëjmë gjithçka për të mirëpritur në shtëpinë e tyre, të gjithë ata demokrate dhe demokratë që e ndjejnë veten të tillë, dhe duan të bashkohen me ne.Asnjëri nga ne, nuk ka të drejtë të shohë asnjë prejt tyre në sy vëngër apo me hatërmbetje apo me skepticizëm.
gijotina.com/
Burimi