
Aksident në aksin Klos – Burrel, furgoni përplas fëmijën, i mituri humb jetën
👁5768
Një aksident rrugor me vdekje ka ndodhur në aksin Klos-Burrel, ku një automjet tip furgon ka dalë nga rruga dhe ka aksidentuar një fëmijë të mitur.
Sipas informacioneve paraprake, shtetasi L.D., 52 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, duke shkaktuar aksidentin. Fëmija i lënduar është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.
Burimi