Ukraina do japë territor, Zelensky: Mund të bëjmë lëshime për t’i dhënë fund luftës nëse pjesa e mbetur futet në NATO

Ukraina do japë territor, Zelensky: Mund të bëjmë lëshime për t’i dhënë fund luftës nëse pjesa e mbetur futet në NATO

Presidenti Volodymyr Zelensky ka sugjeruar që pjesët e Ukrainës nën kontrollin e tij duhet të merren “nën ombrellën e NATO-s” në përpjekje për të ndaluar “fazën e nxehtë” të luftës.
Në një intervistë të gjatë dhe të gjerë me Sky News, presidenti ukrainas u pyet nëse do të pranonte anëtarësimin në NATO, por vetëm në territorin që aktualisht mban Kievi.
Zelensky tha se do ta bënte, por vetëm nëse anëtarësimi në NATO i ofrohet së pari të gjithë Ukrainës, brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht, shkruan BBC.
Ukraina më pas mund të përpiqet të negociojë kthimin e territorit aktualisht nën kontrollin rus “në një mënyrë diplomatike”, tha ai.
Por sugjerimi është shumë teorik. Siç theksoi Zelensky, askush nuk ka bërë ende një ofertë të tillë.
“Ukraina nuk e ka konsideruar kurrë një propozim të tillë, sepse askush nuk na e ka ofruar zyrtarisht atë”, tha Zelensky.
NATO-s do t’i duhet të ofrojë anëtarësim për të gjithë vendin, duke përfshirë ato pjesë që aktualisht janë nën kontrollin rus, tha ai.
i.b./dita
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente