![Spiropali vizitë zyrtare në Kosovë, Kurti: Mbështetja e Shqipërisë, përherë e nevojshme për Kosovën](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/09/spiropali-vizite-zyrtare-ne-kosove-kurti-mbeshtetja-e-shqiperise-perhere-e-nevojshme-per-kosoven_66e21911493b1.png-730x440-lajmidites.com.webp)
Spiropali vizitë zyrtare në Kosovë, Kurti: Mbështetja e Shqipërisë, përherë e nevojshme për Kosovën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në një vizitë zyrtare kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali.
Në një reagim në rrjetet sociale në përfundim të takimit mes tyre, Kurti vlerëson bashkëpunimin e “gjerë dhe të fuqishëm” mes Shqipërisë dhe Kosovës, dhe thotë se për vendin e tij, mbështetja nga Shqipëria është përherë e nevojshme.
Mesazhi i Kurtit:
Mirëprita Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, e cila po zhvillon vizitën e parë zyrtare në Kosovë që nga marrja e detyrës së re së fundmi.
Së bashku diskutuam mbi bashkëpunimin tonë të gjerë dhe të fuqishëm, duke theksuar edhe atë ndërmjet dy kuvendeve tona.
Mbështetja e Shqipërisë është përherë e nevojshme dhe e rëndësishme për Republikën e Kosovës, e sidomos kur kjo ndërlidhet me proceset e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, ku Shqipëria është një zë i fuqishëm krah interesave të vendit tonë.
Trashëgimia e bashkëpunimit tonë është produktive dhe me rezultate pozitive, përkrahja e ndërsjellë dhe zhvillimi i përbashkët, për më shumë prosperitet dhe në të mirë të qytetarëve tanë.
i.b./dita
Burimi