Rama me shqiptarët në SHBA: Shteti i bektashinjve plan serb? Idiotësi! Do bëhet konform Kushtetutës

Rama me shqiptarët në SHBA: Shteti i bektashinjve plan serb? Idiotësi! Do bëhet konform Kushtetutës

Kryeministri Edi Rama është takuar sot me një grup shqiptarësh në Nju Jork, ku në qendër të bashkëbisedimit me ta ka qenë çështja e nxehtë e formimit të shtetit sovran të bektashinjve në Tiranë.
Rama ka mbrojtur idenë e tij, duke u shprehur i bindur se do të bëhet. Mesa duket Rama planifikon ligje të posaçme, pasi siç tha ai, krijimi i këtij shteti do të bëhet konform kushtetutës që kemi.
“Shqipëria ka një Kushtetutë dhe ti e di shumë mirë dhe në bazë të Kushtetutës dhe mbi bazën e ligjeve ndërkombëtare ne do të votojmë një proces që do të jetë konform Kushtetutës dhe konform ligjeve ndërkombëtare, pa asnjë diskutim, sepse kjo nuk është një gjë që e thashë unë dhe u bë.
Kjo ka një proces, do të diskutohen gjërat, do të shihen të gjitha aspektet legjislative dhe pastaj në fund, unë besoj që do të triumfojë arsyeja. Në këtë gjë po ju them ka vetëm të mira, çdo gjë mund të ketë ato të vetat, por në këtë gjë unë nuk shoh asnjë gjë që mund të thuash “jo po se kjo””, tha Rama.
Rama i quajti “idiotësi” deklaratat se shteti bektashi është një ide serbe, për t’i hapur rrugë krijimit të shtetit të Kishës serbe në Kosovë.
“Thonë që ky është një plan i Serbisë që të bëhet shteti këtu e pastaj të bëhet një shtet ortodoks në Kosovë. Çfarë idiotësie”, u shpreh Rama.
i.b./dita
Burimi