LIVE: Protesta para Kryeministrisë, bashkohet dhe Meta, Berisha i sheh nga dritarja

LIVE: Protesta para Kryeministrisë, bashkohet dhe Meta, Berisha i sheh nga dritarja

Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha thirri sot protestën kombëtare para kryeministrisë, e para pasi gjykata e Apelit i dha vulën dhe siglën e partisë.
Në orën 20:30 nën sloganin ‘Të bashkuar në betejë, opozita në aksion’ PD dhe aleatët e saj zbritën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit’ për të kërkuar krijimin e një qeverie teknike si garanci për zgjedhje të lira dhe lirimin e Sali Berishës. Protestës i janë bashkuar edhe Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Vangjel Dule dhe Nard Ndoka.
Folësit në podium janë zgjedhur persona apartiakë: Edmond Budina, Donika Haxhia, Edvin Cami, Artemisa Zenuni, Erion Dasho, Artemisa Halili. Të fundit që do të mbajnë fjalimet janë Ilir Meta e Sali Berisha. Ish kryeministri pritet të mbajë një fjalim me videocall nga shtëpia ku ndodhet në ‘arrest shtëpie’ në hetim për korrupsion lidhur me aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani.
Organizatorët kanë marrë leje në polici për 4 orë protestë, nga ora 20:00 – 24:00 të mbrëmjes së sotme. Report Tv sjell pamjet me dron që tregojnë prezencë reale të pjesëmarrësve në protestën e thirrur sot para Kryeministrisë.
Më shumë se 1 mijë efektivë policie janë angazhuar, mes tyre dhe forcat Shqiponja, e forcat e Ndërhyjes së Shpejtë të cilët do të jenë të gatshëm për të ndërhyrë nëse do të jetë e nevojshme
Kjo opozitë vjen pas asaj të mbajtur më 20 shkurt, ndërsa kryeministri Edi Rama ndodhet në SHBA në kuadër të samitit të NATO-s.

j.l./ dita
Burimi