Gati plani për emigrantët, G7 me sytë nga Shqipëria, marrëveshja Rama-Meloni në qendër të vëmendjes

Gati plani për emigrantët, G7 me sytë nga Shqipëria, marrëveshja Rama-Meloni në qendër të vëmendjes

G7 ka gati planin i cili do të luftojë trafikimin e emigrantëve. Ministri i Brendshëm i Italisë Matteo Piandetosi u shpreh se do të ketë njësi të specializuara policore që do të merren me identifikimin e rasteve të tilla.
“Do të jenë pesë shtylla në të cilat ndahet plani i veprimit, i cili para së gjithash përfshin forcimin e kapaciteteve hetimore dhe operacionale të forcave të policisë.Veprime të përbashkëta përmes krijimit të një rrjeti njësish të zbatimit të ligjit të specializuar në krimet dhe hetimet në fushën e kontrabandës dhe trafikimit të emigrantëve.”
Qeveria e kryeministres Giorgia Meloni, e cila mban presidencën e radhës të G7 për vitin 2024, ka kërkuar bashkëpunim me Bashkimin Evropian dhe qeveritë afrikane për të goditur trafikantët e qenieve njerëzore. Meloni vitin e kaluar nënshkroi një marrëveshje me vendin tonë për të ndërtuar kampe pritjeje për emigrantët.
Piantedosi u shpreh se kampet do të jenë funksionale në javët e ardhshme. Nisma italiane në Shqipëri ishte ndër temat e diskutuara në mbledhjen e ministrave të G7 që sipas tij ka ngjallur interes edhe tek vendet e tjera.
i.b./dita
Burimi