EKSKLUZIVE/ Ministri Ervin Demo kërkon lirimin urgjent të të gjithë studentëve të ndaluar: Nesër në auditore (Porosia për gazin)

EKSKLUZIVE/ Ministri Ervin Demo kërkon lirimin urgjent të të gjithë studentëve të ndaluar: Nesër në auditore (Porosia për gazin)

protesta-ervin demo TIRANË- Ministri i sapo emëruar i Punëve të Brendshme, Ervin Demo iu ka kërkuar drejtuesve të Policisë së Shtetit, që të lirojnë studentët e ndaluar. Burime i thanë ZËRI, se kjo ka qenë një ndërhyrje e para pak minutave nga Demo, i cili ka kërkuar që studentët të jenë të liruar për të qenë të gatshëm për të marrë pjesë nesër në auditore. Një tjetër porosi e Demos, bëjnë me dije burime për ZËRI, lidhet me përdorimin e gazit lotsjellës, ku ministri ka kërkuar që të përdoret vetëm në raste ekstreme. Këto dy kërkesa vijnë në kulmin e përplasjeve mes Policisë dhe protestuesve te Rruga e Durrësit, para Ministrisë së Arsimit./ZËRI