Turizmi nuk po ndihmon fshatin, importet e ushqimeve u rriten me 15% në vetëm 5 muaj
Bumi turistik nuk po arrin të ndihmojë apo të tërheqë pas vete bujqësinë, por përkundrazi, prodhimi vendas po zëvendësohet me shpejtësi nga importi, madje edhe në produktet ku Shqipëria ka pasur tradicionalisht avantazh konkurrues, të tilla si zarzavatet. Të dhënat më të fundit mbi tregtinë jashtme për 5-mujorin 2026 tregojnë rritje të ndjeshme të varësisë së vendit nga importet e produkteve ushqimore. Totali i importeve të grupi te ushqimeve ka arritur në mbi 520 mijë tonë për periudhën janar-maj 2026, duke shënuar një rritje prej 14% ose rreth 62 mijë tonë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky zgjerim i dyshifror i importeve ushqimore po udhëhiqet nga rritja e fortë e konsumit, e nxitur kryesisht nga prurjet e hershme...
Burimi:
sot.com.al