Xherdan Shaqirit i humb shkëlqimi me Bazelin, përplaset edhe me trajnerin Lihshteiner

Xherdan Shaqirit i humb shkëlqimi me Bazelin, përplaset edhe me trajnerin Lihshteiner

Adriatik BALLA Menjëherë pas fishkëllimës së fundit Xherdan Shaqiri bëri buzëqeshjen e tij të zakonshme, pavarësisht humbjes në shtëpi me Bazelin kundër Lozanës. Kjo ndodhi sepse takoi në tunel mikun e vjetër, Gilles Japi. Shaqiri në periudhën e parë te Bazeli fitoi dy tituj me ish-lojtarin nga Bregu i Fildishtë, Japi. Përshëndetja e Shaqirit me 44-vjeçarin, i cili tani punon si trajner i Lozanës, ishte e ngrohtë. Pak sekonda më vonë, Shaqiri doli para gazetarëve. U pyet fillimisht pse nuk e kishte ekzekutuar vetë goditjen e dënimit në minutën e gjashtë. “Kishim rënë dakord më herët me trajnerin dhe ne e kishim praktikuar në stërvitje. Kjo është arsyeja pse e pyeta Zan Celarin nëse ndihej mirë. Dhe u habita sa mirë e gjuajti”, është shprehur...