“Rama dhe banditizmi i tij mafioz”/ ‘Shpërthen’, Vasili: Ramaforma e vitit 2026, funerali përfundimtar i pushtetit..

“Rama dhe banditizmi i tij mafioz”/ ‘Shpërthen’, Vasili: Ramaforma e vitit 2026, funerali përfundimtar i pushtetit..

Ramaforma administrative ka vetëm një qëllim: rrëmbimin e tepsisë së pushtetit nga Rama, për të pasur ai dhe vetëm ai çdo gjë në dorë dhe në një zyrë. Ramaforma administrative po blen opinione mbështetëse nga analistë të supës së Ramës lart e poshtë, pasi popullin e ka humbur kryekëput. Por, gjithsesi, ca argumente për të treguar se kjo është thjesht një Ramaformë Administrative Territoriale duhen dhënë. Në vitin 2014 u bë një e ashtuquajtur reformë, e cila kishte si objektiv zvogëlimin drastik të numrit të njësive vendore, sepse në këtë mënyrë do të shkurtohej administrata e tepërt dhe do të kurseheshin para, ndërsa, nga ana tjetër, bashkitë më të mëdha do të aplikonin më kollaj dhe do të ishin më konkurruese për të fituar projekte...