Konfindustria: Rritja e çmimit të hidrokarbureve e paarsyeshme, qeveria të ndërhyjë menjëherë
Konfindustria i ka bërë thirrje qeverisë që të ndërhyjë menjëherë në tregun e karburanteve, pas asaj që e cilëson si një rritje të fortë dhe të pajustifikuar të çmimeve gjatë 10 ditëve të fundit të korrikut dhe në vijim. Njoftimi i Konfindustrias: Konfindustria, duke marrë shkak nga rritja e fortë dhe paarsyetuar e çmimeve të karburanteve në 10 ditëshin e fundit të muajit korrik e në vazhdim, kërkon ndërhyrjen e menjëhershme rregullatore të qeverisë në 4 drejtime. Së pari, kërkohet një ulje me të paktën 15% të barrës së taksave mbi karburantet. Sa më sipër duhet të ndikojë në të paktën 20 lekë/litër ulje të çmimeve me pakicë. Italia dhe Gjermania kanë zbatuar menjëherë 15-20% të uljes së taksave të karburanteve me efekt të drejtëpërdrejtë...
Burimi:
kohajone.com