SYRI TV/ Transporti publik, alarm për krizë financiare, operatorët kërkojnë vijimin e kompensimit
Operatorët e transportit publik paralajmërojnë reduktim të autobusëve në qarkullim që në fillim të shtatorit, nëse nuk do të vijojë kompensimi i karburantit. Ata kërkojnë nga qeveria mbështetje prej 50 lekësh për litër naftë dhe lehtësim të barrës fiskale, ndërsa paralajmërojnë se rrezikohet edhe pajisja e qytetarëve me abonetë për muajin tetor, nëse nuk vijon mbështja financiare nga institucionet përgjegjëse. SYRI TV Operatorët e transportit qytetas ngrenë sërish alarmin për vështirësitë financiare që po përballen, të shkaktuara kryesisht nga çmimi i lartë i naftës dhe mungesa e subvencioneve. Kreu i shoqatës së transportit qytetas, Kostandin Foni, në një intervistë për Syri Tv, bën thirrje që të vijojë kompensimi i karburantit me 50 lekë për litër, për sa kohë çmimi i naftës mbetet në nivele të...
Burimi:
syri.net