Berati drejt transportit publik elektrik, hapet tenderi 276 milionë lekë për autobusë dhe stacione inteligjente

Berati drejt transportit publik elektrik, hapet tenderi 276 milionë lekë për autobusë dhe stacione inteligjente

Mbi 276 mln lekë do të investohen për ngritjen e një sistemi të integruar të transportit publik elektrik dhe inteligjent në qytetin e Beratit. Tenderi është hapur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ndërsa projekti parashikon jo vetëm blerjen e autobusëve elektrikë, por edhe ngritjen e infrastrukturës së karikimit, stacioneve inteligjente dhe sistemeve dixhitale për menaxhimin e transportit publik. Sipas specifikimeve teknike, pjesë e projektit janë autobusë dhe minibusë 100% elektrikë. Autobusët urbanë, me gjatësi rreth 12 metra, duhet të kenë një kapacitet prej të paktën 80 pasagjerësh dhe autonomi minimale prej 250 km me një karikim. Ndërkohë që, minibusët elektrikë, të përshtatshëm edhe për rrugët urbane më të ngushta, duhet të sigurojnë të paktën 150 km autonomi. Investimi shkon përtej elektrifikimit të flotës. Dokumentet parashikojnë...