Ndërtimi i bazës mekanike të trenave, shpallet fituesi i kontratës 9 mln euro

Ndërtimi i bazës mekanike të trenave, shpallet fituesi i kontratës 9 mln euro

Hekurudha Shqiptare ka shpallur PROGEEN fitues të tenderit për projektimin dhe ndërtimin e bazës mekanike për mirëmbajtjen e trenave në linjën Tiranë–Durrës–Rinas, me ofertë fituese prej 890.9 milionë lekësh, ose rreth 9 milionë euro. Sipas njoftimit të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, fondi limit i procedurës me objekt “Hartimi i projektit të detajuar dhe Ndërtimi i Bazës Mekanike për Mirëmbajtjen e Trenave ‘DEPO’ Tiranë–Durrës–Rinas” ishte 1 miliarde lekë, ndërsa oferta fituese sa 87.4% e fondit limit. Projekti lidhet me krijimin e një baze mekanike për mirëmbajtjen dhe shërbimin e mjeteve lëvizëse elektrike EMU që do të operojnë në linjën Durrës–Tiranë–Rinas. Kontrata parashikohet të zbatohet sipas modelit Design & Build, ose “me çelësa në dorë”, duke përfshirë projektimin, ndërtimin, furnizimin dhe instalimin e sistemeve, testimin,...