Bulmeti i huaj po mbush tregun! Fatura që Shqipëria paguan po qëndron në nivele historike

Bulmeti i huaj po mbush tregun! Fatura që Shqipëria paguan po qëndron në nivele historike

Nga qumështi te djathi, vezët dhe mjalti, fatura që Shqipëria paguan për produktet e sjella nga jashtë po qëndron në nivele historikisht të larta. Vetëm në korrik 2026, importet e kësaj kategorie arritën në rreth 784 milionë lekë, duke shënuar vlerën e dytë më të lartë mujore të regjistruar në më shumë se dy dekada dhe duke konfirmuar varësinë në rritje të tregut vendas nga furnizimet e huaja. Rekordi historik mbetet korriku i vitit 2025, kur importet arritën në rreth 815 milionë lekë. Kështu, pavarësisht se këtë korrik fatura rezultoi rreth 3.8% më e ulët se një vit më parë, ajo mbetet shumë pranë nivelit rekord. Krahasuar me qershorin 2026, importet u rritën me rreth 13%, nga 694 milionë në 784 milionë lekë. Rritja bëhet...