Rezerva valutore arrin pranë kufirit të 8 miliardë eurove

Rezerva valutore arrin pranë kufirit të 8 miliardë eurove

Rezerva valutore ka arritur një rekord të ri historik në mesin e këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, vlera e mjeteve të rezervës arriti në rreth 7.9 miliardë  euro, në rritje me 7.9% që nga fillimi i vitit 2026 dhe me 17.2% me bazë vjetore. Rritja e vazhdueshme e vlerës së rezervës valutore po mbështetet nga blerjet e konsiderueshme të valutës nga Banka e Shqipërisë në tregun e brendshëm valutor. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara deri tani, për tre muajt e parë të vitit 2026 Banka e Shqipërisë bleu rreth 140 milionë euro në tregun e brendshëm valutor. Kjo është vlera më e lartë historike e blerjeve të Bankës së Shqipërisë në tregun valutor për këtë periudhë të vitit. Krahasuar me...