KUSHTET/ Alarmi i transportit publik, kërkohet kompensimi i naftës deri në shtator ose do të reduktojnë qarkullimin! Zbulohen 6 pikat

KUSHTET/ Alarmi i transportit publik, kërkohet kompensimi i naftës deri në shtator ose do të reduktojnë qarkullimin! Zbulohen 6 pikat

Operatorët e transportit publik, brenda një periudhe të shkurtër, kanë ngritur sërish alarmin se nuk po arrijnë të përballojnë kostot e operimit nga shtrenjtimi i lartë i naftës dhe rënia e numrit të pasagjerëve. Në letrën e dytë të muajit gusht 2026, drejtuar ministrive të Financave, të Ekonomisë, Infrastrukturës dhe Energjetikës, Pushtetit Vendor dhe Bashkisë së Tiranës, Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas ngre sërish shqetësimin për situatën e vështirë në të cilën gjendet transporti. Në shkresën dërguar institucioneve, operatorët e sektorit ngrenë alarmin se nuk po arrijnë të përballojnë kostot e operimit nga shtrenjtimi i naftës, teksa kompensimi i dhënë për periudhën mars-prill-maj është i pamjaftueshëm për të garantuar vazhdimësinë e shërbimit gjatë muajit gusht. “Karburanti përbën një nga zërat kryesorë dhe më të rëndësishëm...