Kreditë rrisin sigurimin e jetës, zjarret dhe fatkeqësitë natyrore rrisin me 20% dëmet e paguara për pronat
Tregu shqiptar i sigurimeve ka shënuar një rritje të qëndrueshme gjatë periudhës Janar – Korrik 2026, ku të ardhurat nga shitja e policave kapën vlerën e 15.92 miliardë lekëve. Paralelisht me xhiron, edhe dëmshpërblimet e paguara ndaj qytetarëve pësuan një kërcim të ndjeshëm me mbi 12%, duke arritur në 5.41 miliardë lekë. Në këtë panoramë, marrja e kredisë në bankë po nxit fort rritjen e sigurimit të jetës, duke u kthyer në një nga zhvillimet kryesore të tregut. Ky sektor u zgjerua me 5.75%, kryesisht i ndihmuar nga kontratat e detyrueshme që lidhen me huatë bankare. Megjithatë, rritja e xhiros u shoqërua edhe me një shtim të madh prej 23.30% të numrit të dëmeve të paguara, si pasojë e dinamikës së planeve fleksibël. Nga ana...
Burimi:
javanews.al