Çmimet e naftës bien ndjeshëm në bursa, po në Shqipëri?

Çmimet e naftës bien ndjeshëm në bursa, po në Shqipëri?

Donald Trump deklaroi se negociatat me Iranin do të rifillojnë të hënën, pasi anuloi sulme ushtarake në shkallë të gjerë, duke bërë që çmimet e naftës të bien ndjeshëm, mes shpresave për një zbutje të konfliktit sipas Financial Times. Presidenti amerikan tha të dielën se Shtetet e Bashkuara kishin qenë gati të ndërmerrnin të shtunën “sulmin më të madh që nga Lufta e Dytë Botërore”, por kishte vendosur të tërhiqej pas kërkesës së aleatëve të SHBA-së. “Gjithçka ishte gati, por kur aleatët të kërkojnë ta anulosh, duhet të thuash: mirë, të shohim”, u tha Trump gazetarëve. Ai tha se partnerët e SHBA-së në Gjirin Persik besonin se ishte e mundur të arrihej një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe për të bindur Iranin...