Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”/ Shqipëria U-21 shkëlqen, mposht Kosovën 3-1
Kombëtarja shqiptare U-21 ka marrë fitoren e parë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, teksa ka mundur Kosovën me rezultatin 3-1 në ndeshjen e dytë të Grupit B. Pas barazimit 1-1 ndaj Italisë në sfidën e parë, kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi zhvilluan një tjetër paraqitje pozitive dhe siguruan tri pikë të rëndësishme. Shqipëria e zhbllokoi rezultatin në pjesën e dytë me Ersi Boden, ndërsa Valentin Daja dyfishoi avantazhin. Në minutat shtesë, Arlind Lleshi shënoi edhe golin e tretë, duke vulosur fitoren 3-1 të kuqezinjve. Para përfundimit të takimit Kosova gjeti rrugën e rrjetës me Edor Hajdinin. Me këtë rezultat, Shqipëria shkon në kuotën e 4 pikëve pas dy ndeshjeve dhe vijon me ambicie aventurën në “Taranto 2026”. Ndeshja e radhës për kuqezinjtë do të...
Burimi:
sportekspres.com