Lamtumirë Albcontrol! Qeveria çregjistron shoqërinë publike që ekzekutoi Becchetti, 200 mln euro bllokohen në Bruksel

Lamtumirë Albcontrol! Qeveria çregjistron shoqërinë publike që ekzekutoi Becchetti, 200 mln euro bllokohen në Bruksel

Shoqëria aksionere publike që menaxhonte hapësirën ajrore të Shqipërisë, ka pushuar së ekzistuari. Dy javë më parë, ministria e Ekonomisë në cilësinë e aksionerit të vetëm, ka miratuar çregjistrimin e Albcontrol sha. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit vendosi prishjen pa kaluar në likujdim të shoqërisë Albcontrol sh.a në zbatim të nenit 21 të ligjit Për Ofruesin e Shërbimeve të Lundrimit Ajror” Albcontrol,” thuhet në vendimin e asamblesë së përgjithshme të aksionarit. Sipas vendimit, të drejtat dhe detyrimet e Albcontrol sh.a tashmë do të kalojnë tek Enti Publik Albcontrol, i cili do të jetë një ent jobuxhetor. Mbyllja e shoqërisë publike Albcontrol dhe zëvendësimi i saj me një Ent Publik Jobuxhetor u sanksionua me një ligj të posaçëm dy vjet më parë, si një përpjekje për...