Koçiu: Kredi deri në 2 milionë euro në agroturizëm dhe agropërpunim
Bizneset dhe sipërmarrjet që synojnë zgjerimin e aktivitetit të tyre do të kenë mundësi të përfitojnë kredi me kushte lehtësuese deri në 2 milionë euro përmes programit qeveritar “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”. Gjatë një vizite në një fabrikë përpunimi të qumështit në Pogradec, zëvendëskryeministrja Albana Koçiu deklaroi se programi synon të mbështesë veçanërisht sipërmarrjet në sektorët e agroturizmit dhe agropërpunimit, duke nxitur investimet, modernizimin dhe rritjen e konkurrueshmërisë. “Programi më i ri i qeverisë, ‘Dyfisho Sipërmarrjen Tënde’, ka të bëjë pikërisht me bizneset, me agroturizmin dhe agropërpunimin, për t’u dhënë mundësinë që, përmes një kredie të lehtësuar deri në 10 vjet dhe me një interes prej vetëm 2-3%, të përfitojnë financim deri në 2 milionë euro”, u shpreh Koçiu. Ajo theksoi se një element i rëndësishëm...
Burimi:
kohajone.com