Hashim Thaçi mbetet në paraburgimin e Hagës, i refuzohet garancia prej 50 mijë eurosh

Hashim Thaçi mbetet në paraburgimin e Hagës, i refuzohet garancia prej 50 mijë eurosh

Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i është rrëzuar kërkesa për lirimin me kusht nga qelia e paraburgimit në Hagë, raporton Klan Kosova, për shkak të mundësisë së arratisjes. Thaçi ofroi dhe garanci financiare prej 50 mijë eurosh si dhe u zotua të pranonte dhe një sërë kushtesh të tjera për të mos cenuar procesin, por gjyqtari i çështjes Christopher Gosnell, vendosi që t’ia zgjasë periudhën e paraburgimit dhe me 2 muaj të tjerë. “Siguria financiare prej 50,000€ e ofruar nga familja dhe miqtë, subjekt i sekuestrimit në rast të dështimit të pjesëmarrjes në seanca, e minon edhe më një rrezik të tillë (rrezikun e arratisjes)”, është shprehur Gosnell. Katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi,...