Tatimet dhe doganat u falin 417 milionë euro bizneseve, përfitojnë mbi 165 mijë subjekte në vend

Tatimet dhe doganat u falin 417 milionë euro bizneseve, përfitojnë mbi 165 mijë subjekte në vend

Administrata tatimore dhe doganore ka fshirë deri më tani afro 39 miliardë lekë apo 417 milionë euro detyrime të bizneseve, ku përfshihet principal, gjoba dhe kamatëvonesa, proces nga i cili kanë përfituar në total 165.520 biznese. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, konkretisht detyrimet e fshira pa kusht nga administrata tatimore regjistrohen në vlerën e 29.7 miliardë lekëve dhe përfitues janë 121.630 tatimpagues. Ndërsa sa i takon detyrimet me kusht, që i përkasin periudhës 2015–2019, pra kur është paguar 50 % e principalit nga ana e tatimpaguesve dhe kanë përfituar faljen e pjesës tjetër si dhe fshirjen e gjobave dhe kamatvonesave, janë falur apo fshirë nga sistemi 8.6 miliard lekë dhe përfitues kanë qenë 43.366 tatimpagues. Sa i takon detyrimeve doganore të bizneseve,...