Si do mbyllen kompanitë shtetërore në likuidim? Krijohet “Operatori i Shoqërive Shtetërore”, do të menaxhojë asetet…
Qeveria ka përcaktuar rregullat dhe procedurat për mbylljen dhe çregjistrimin përfundimtar të shoqërive tregtare me kapital shtetëror në likuidim, si dhe mekanizmin për trajtimin, administrimin dhe kalimin e të drejtave dhe detyrimeve të tyre. Sipas Scan, ligji i botuar në Fletoren Zyrtare, zbatohet për shoqëritë tregtare me kapital shtetëror jo më pak se 51%, të cilat ndodhen në proces likuidimi në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Ndërsa, shoqëritë tregtare me kapital shtetëror që shpallen në proces likuidimi pas hyrjes në fuqi të këtij ligji vijojnë procedurat e likuidimit sipas ligjit të vitit 2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, i ndryshuar. Sa i takon procedurës së mbylljes, Asambleja e Përgjithshme e shoqërive tregtare me kapital shtetëror në likuidim vendos fillimin e procedurës së...
Burimi:
sot.com.al