‘Paratë e pista po helmojnë konkurrencën’, Tabaku: Qeveria socialiste zhbëri industrinë fasone, e çoi drejt falimentit!

‘Paratë e pista po helmojnë konkurrencën’, Tabaku: Qeveria socialiste zhbëri industrinë fasone, e çoi drejt falimentit!

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka akuzuar qeverinë se pas 13 vitesh në pushtet ka çuar drejt krizës industrinë fason, duke rrezikuar mijëra vende pune dhe konkurrueshmërinë e ekonomisë shqiptare. Me anë të një postimi në Facebook, deputetja demokrate u shpreh se mbi 175 mijë familje shqiptare po përballen me pasojat e një modeli ekonomik të dështuar. Tabaku thotë se industria fason po goditet nga mungesa e mbështetjes shtetërore, zhvlerësimi i euros, kostot e larta të prodhimit dhe niveli i taksave. Tabaku akuzoi gjithashtu qeverinë se ekonomia po ndikohet nga paratë e pista dhe krimi i organizuar, të cilat, sipas saj, po deformojnë konkurrencën në treg. Reagimi i Tabakut: Pas 13 vitesh në qeveri, socialistët, në kulmin e pushtetit të tyre, u kanë lënë...