Arrijnë në 50 milionë euro fitimet nga dhënia e shtëpive me qira ditore në janar-qershor 2026

Arrijnë në 50 milionë euro fitimet nga dhënia e shtëpive me qira ditore në janar-qershor 2026

Në janar-qershor 2026, të gjithë ata që kanë dhënë shtëpinë me qiranë ditore, kanë arkëtuar në total gati 50 milionë euro. Gjithsesi, rritja e stokut të apartamenteve që hidhen në treg për t’u dhënë me qira ditore është ngadalësuar këtë vit. Në 6 muajt e parë të vitit 2026, rreth 27.7 mijë apartamente e njësi të tjera banimi ishin të disponueshme për t’u dhënë me qira, ose 4.2% më shumë se mesatarja e vitit 2025. Rritja është larg ritmeve dyshifrore të viteve të fundit, duke sinjalizuar për maturim të tregut. Teksa shtimi i konkurrencës vitet e kaluara uli fitimin ditor për apartament dhe çmimet e qirave afatgjata u rritën me ritme të larta, ky i fundit duket se po fiton sërish terren. Kthimi i Shqipërisë...