Paqja fiskale, afati drejt fundit/ DPT: Aplikimet do pranohen deri më 5 qershor

Paqja fiskale, afati drejt fundit/ DPT: Aplikimet do pranohen deri më 5 qershor

Të gjitha bizneset që duan të përfitojnë nga paqja fiskale kanë afat deri në 5 qershor për të aplikuar. Sipas administratës Tatimore pas kësaj date aplikimet do të refuzohen automatikisht. Sipas udhëzimeve në fuqi aplikimi nga bizneset kryhet përmes sistemit e-filing duke ngarkuar formularin përkatës të aplikimit për marrëveshjen e paqes fiskale duke përfshirë aty edhe vërtetim nga Prokuroria që nuk ka procedime penale, si dhe një dëshmi penaliteti.Nëse administrata konstaton mungesë dokumentacioni në të dhënat e deklaruara, subjekti do të ketë vetëm 3 ditë pune kohë për plotësim, përndryshe aplikimi refuzohet. Në rast se dokumentacioni është i plotë administrata tatimore duhet të japë përgjigje mbi pranimin ose jo të kërkesës brenda 5 ditëve jo më vonë se data 10 qershor 2026.Sipas autoriteteve paqja Fiskale...