Miratohet projektligji për Censin e Bujqësisë, krijim i regjistrit kombëtar të fermave
Këshilli i Ministrave miratoi dje projektligjin “Për Censin e Bujqësisë”, i cili përcakton kuadrin ligjor për organizimin dhe zhvillimin e regjistrimit të përgjithshëm të njësive ekonomike bujqësore në të gjithë vendin. Nisma synon mbledhjen e të dhënave të detajuara mbi fermat dhe aktivitetet bujqësore, duke krijuar një bazë të besueshme statistikore dhe regjistrin statistikor të njësive ekonomike bujqësore në Shqipëri. Sipas projektligjit, censi do të përfshijë të gjitha njësitë që përdorin tokë bujqësore ose ushtrojnë veprimtari në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë, pavarësisht nëse prodhimi i tyre është i destinuar për treg apo për konsum familjar. Procesi do të sigurojë mbulimin e të paktën 98% të sipërfaqes së përdorur për bujqësi, me përjashtim të kopshtarisë, si dhe 98% të njësive blegtorale në nivel kombëtar. Projektligji...
Burimi:
sot.com.al