Kompensimi për fëmijët nga DIVA 2025, Tatimet nisën pagesat për 3 mijë përfituesit e parë

Kompensimi për fëmijët nga DIVA 2025, Tatimet nisën pagesat për 3 mijë përfituesit e parë

Tatimet kanë nisur të kryejnë pagesat e para në llogaritë bankare të aplikuesve, për shumat e kompensimit për arsimimin e fëmijëve, pas plotësimit të Deklaratës Vjetore të të Ardhurave Personale (DIVA 2025). Rreth 550 mijë euro për 3,091 përfitues është shuma e disbursuar deri tani nga Administrata Tatimore për kompensimin e tatimit të mbipaguar, pas plotësimit të DIVA 2025. Sipas njoftimit të Administrata Tatimore, pagesat e tatimit të mbipaguar për individët deklarues të DIVA 2025 kanë nisur për subjektet e konsideruara pa risk. • 3,091 individë përfitues • 52,823,000 lekë vlera totale e tatimit të rimbursuar Tatimet theksojnë se kjo është një lehtësi fiskale që vjen për herë të parë përmes deklarimit të DIVA 2025, duke krijuar mundësi reale për përfitim nga deklarimi korrekt i...