Bordi i Transparencës rrit çmimet, ja sa do të shiten nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës rrit çmimet, ja sa do të shiten nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka vendosur një rritje të re të çmimeve të karburanteve, duke e çuar çmimin e gazoilit në 208 lekë për litër, nga 206 lekë që ishte më herët, duke shënuar një rritje prej 2 lekësh. Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e 30 prillit 2026, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil të standardit SSH EN 590 përcaktohet të jetë jo më shumë se 208 lekë/litër, ndërsa me shumicë 196 lekë/litër. Edhe benzina është rishikuar, duke u vendosur në 185 lekë/litër me pakicë dhe 173 lekë/litër me shumicë. Çmimet e reja hynë në fuqi sot në orën 13:00 dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e radhës së Bordit të Transparencës. Bordi ka paralajmëruar operatorët e tregut të naftës...