Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për naftën dhe benzinën
Bordi i Transparencës ka vendosur këtë të mërkurë të ndryshojë sërish çmimet e karburanteve në vend. Më konkretisht është vendosur të ulet me 2 lekë nafta dhe me 4 lekë benzina. Në vendimin e Bordit të Transparencës thuhet: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 207lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 195 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 174 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 162 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 15 ora 13.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e...
Burimi:
javanews.al