E rëndë në Gjilan-Burri vret gruan dhe kunatin, i plagos edhe vëllain tjetër
foto GJILAN- Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në Livoç të Ulët në Gjilan të Kosovës ku Valon Ramushi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri bashkëshorten e tij dhe dy vëllezërit e saj. Si pasojë e të shtënave gruaja dhe njëri prej vëllezërve kanë humbur jetën, ndërsa personi tjetër ka mbetur i plagosur, raporton gazeta Sinjal. Rrethanat e ngjarjej janë ende të paqarta, ndëra detaje të reja priten në vijim. Ngjarja u raportua në polici rreth orës 14:25. I dyshuari Valon Ramushi është vetëdorëzuar në polici, ndërsa autoritetet kanë sekuestruar një armë zjarri që dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes. Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes dhe për të përcaktuar motivin...
Burimi:
zeri.ai