Kapën me doza kanabisi pranë dy shkollave, arrestohet 29-vjeçari, procedohet 22-vjeçari (EMRAT)

Kapën me doza kanabisi pranë dy shkollave, arrestohet 29-vjeçari, procedohet 22-vjeçari (EMRAT)

Dozat e kanabisit GJIROKASTËR- 29 vjeçari Kejvin Kardhashi është arrestuar, ndërsa një 22-vjeçari Orgito Çako është vënë nën hetim, pasi u kapën me doza kanabisi në afërsi të dy shkollave në Gjirokastër. Policia bën me dije se dy të rinjtë u identifikuan dhe u kapën në flagrancë gjatë operacionit të koduar 'Final Sale' të zhvilluar në kuadër të planit operacional 'Shkolla të Pastra' që synon parandalimin e shitjes së lëndëve narkotike pranë institucioneve arsimore. Gjatë ndërhyrjes, uniformat blu sekuestruan lëndën narkotike të ndarë në doza, një automjet dhe dy telefona celularë. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë: Gjirokastër/Finalizohet operacioni i koduar “Final Sale”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në doza, në afërsi...