Kryeministri: Shërbetorët pa parti si Elona Lalaj do gjykohen….
Kryeministri Edi Rama foli sot në Asamblenë e Partisë Socialiste për Tiranën, duke reaguar ndaj pretendimeve për largime nga puna të punonjësve të Bashkisë së Tiranës dhe duke kritikuar lidhjen e qëndrimit në detyrë me pëlqimin apo shpërndarjen e postimeve të Erion Veliajt. Deklarata e plotë e Edi Ramës “Si mund të largohet nga puna arbitrarisht një grua që e ka mbajtur me dinjitet uniformën e kryepolicit bashkiak, dhe të tjerë drejtues e punonjës të Bashkisë së Tiranës, pse nuk u bëjnë ‘like’ dhe ‘share’ dorëshkrimeve të Lalit, nga burgu imagjinar politik, apo pse nuk gëzojnë mbështetjen e avokatit të tij? Ky i fundit i adresohet shkresërisht Bashkisë së Tiranës, duke firmosur si drejtues politik, ndërkohë që është thjesht një nga dy të përjashtuarit e...
Burimi:
kohajone.com