Kokaina mes mishit të grirë nga Brazili, trafiku i drogës drejtohej nga burgu në Shqipëri: Jap 10 mijë €
droga e sekuestruar SPANJË-Një organizatë shqiptare e trafikut ndërkombëtar të kokainës është goditur nga autoritetet spanjolle, pasi tentoi të fuste 303 kilogramë kokainë përmes portit të Algecirasit. Mediat e huaja raportojnë se rrjeti drejtohej nga një shqiptar i ndodhur në një burg në Shqipëri. Sipas medias spanjolle “Levante-EMV”, drejtuesi i grupit, i identifikuar me inicialet I.Z., kishte organizuar në distancë futjen e ngarkesës së drogës, e cila do të shërbente si provë për hapjen e një rruge të re trafikimi drejt Europës. Sipas investigimit drejtuesi i rrjetit mburrej se paguante 10 mijë euro në muaj për ryshfete në burg, në mënyrë që të jetonte në kushte luksi dhe të vijonte të koordinonte aktivitetin kriminal. Kokaina ishte fshehur në 28 kuti, mes paletave me mish pule...
Burimi:
zeri.ai