31 vjet paqe në Bosnjë, sfida e brezave të lindur pas Dejtonit
Marrëveshja e Dejtonit, dokumenti që i dha fund luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë, u arrit më 21 nëntor 1995, në bazën ajrore Wright-Patterson në Dejton të Ohajos, në Shtetet e Bashkuara. Sot shënohen 31 vite nga nënshkrimi paraprak i Marrëveshjes së Përgjithshme Kornizë për Paqen, pas tre javësh negociatash. Dokumenti u para nënshkrua nga presidenti i atëhershëm i Bosnjë dhe Hercegovinës, Alija Izetbegoviç, presidenti i Serbisë, Slobodan Millosheviç, dhe presidenti i Kroacisë, Franjo Tugjman. Në prani të sekretarit amerikan të Shtetit të asaj kohe, Warren Christopher, u firmos teksti. Rol kyç në ndërmjetësim patën edhe diplomati Richard Holbrooke dhe gjenerali Wesley Clark, sipas Euronews Albania, që kujton përvjetorin e marrëveshjes. Zelensky: Trump dhe Xi mund ta ndalin luftën me një takim mbetet një temë tjetër...
Burimi:
kohajone.com