E hëna nis tragjikisht në rrugët e vendit, 2 të vdekur dhe 9 të plagosur në dy aksidente të rënda (EMRAT-PAMJE)
pamje nga aksidentet TIRANË- Dy aksidente të rënda janë regjistruar mëngjesin e sotëm në rrugët e vendit, duke shkaktuar dy viktima dhe disa të plagosur. Aksidenti i parë është shënuar në rreth orës 05:20, në autostradën Durrës-Tiranë, ku janë përfshirë 5 automjete. Në aksidentin zinxhir, viktimë mbeti 45-vjeçari Hysen Balla, i cili mësohet se ka përplasur nga pas një kamion me automjetin e tij. Tre automjetet të tjerë janë përplasur më pas, duke lënë të plagosur 5 persona. Ndërkohë, më herët u raportuar një aksident tragjik në aksin Levan–Tepelenë. Një përplasje mes një “Audi” dhe një “Benz”-i i mori jetën drejtuesit të “Audi”-t, Dashamir Beca 55-vjeç. Siç bëri me dije Policia. 55-vjeçari ndërroi jetë në Beca ndërroi në vendngjarje, ndërsa shoferi tjetër dhe 3 pasagjerët në makinën e...
Burimi:
zeri.ai