“DUA” në Zurich Film Festival, filmi i Blerta Bashollit në garën ndërkombëtare

“DUA” në Zurich Film Festival, filmi i Blerta Bashollit në garën ndërkombëtare

Filmi “DUA”, me regji të Blerta Bashollit, do të prezantohet në Zurich Film Festival (ZFF), ku është përzgjedhur në International Feature Film Competition, duke e sjellë kështu historinë e tij para publikut zviceran dhe profesionistëve të industrisë ndërkombëtare të filmit. Pjesëmarrja në Cyrih vjen në kuadër të edicionit të 22-të të Zurich Film Festival, i cili mbahet nga 24 shtatori deri më 4 tetor 2026.Zurich Film Festival, i themeluar në vitin 2005, është shndërruar ndër vite në një prej ngjarjeve të njohura të filmit në hapësirën gjermanofolëse. Festivali sjell në Cyrih produksione të reja ndërkombëtare, talente të reja dhe emra të njohur të kinematografisë botërore, duke shërbyer njëkohësisht si pikëtakim për regjisorë, aktorë, producentë dhe profesionistë të industrisë. Për “DUA”, prezantimi në Zurich Film Festival shënon...