Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Ditari i Kosta Novakoviqit, për kri’met e Serbisë në Shqipëri
Përgatiti dhe përktheu: Adem Nimani “Disponimin e popullit shqiptar ndaj Serbisë e gjejmë më së miri në këngën popullore më të dashur të tyre për Skënderbeun. Dy rreshta të asaj kënge kanë këtë përmbajtje: Ne nuk jemi as grekë as serbë e as bullgarë, por jemi trima shqiptarë. Mendoj se vetëm kur shqiptarët të harrojnë këto vargje 500-vjeçare të këngës për Skënderbeun, mund të themi se kemi larguar e fshirë gabimet politike të borgjezisë serbe ndaj Shqipërisë dhe urrejtjen e shqiptarëve ndaj nesh. Për shqiptarët, ne atje jemi pushtues si çdo pushtues tjetër”. Kosta Novakoviqi ishte oficer i ushtrisë serbe gjatë pushtimit të Shqipërisë në vitet 1912-13. Ishte 26-vjeçar kur kaloi katër muaj në marshin okupues serb të Shqipërisë. Për kritikat ndaj pushtetit, u përndoq dhe u burgos...