Dhunohet në krye të detyrës gazetari Izmir Akulli, përfundon në QSUT
Izmir Akulli TIRANË- Mes personave të lënduar gjatë protestës në Tiranë është edhe kryeredaktori i Dosja.al Izmir Akulli. Sipas redaksisë gazetari është dhunuar nga disa efektivë të Policisë teksa po filmonte me telefon goditjen e një studenti, në zonën pranë Bankës Qendrore. Akulli u ka bërë të ditur efektivëve se ishte gazetar në detyrë, por kjo nuk i ka ndaluar ata ta godasin. Një prej policëve sipas Dosja.al, e ka qëlluar me grushte pasi ai u prezantua si gazetar. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 18:15. Pas dhunës Akulli është dërguar në QSUT për të marrë trajtim mjekësor. Redaksia bën me dije se për më shumë se 90 minuta nuk ka pasur asnjë kontakt me të. Dosja.al ka bërë të ditur se do të...
Burimi:
zeri.ai