Çelet Bienalja Ndërkombëtare e Karikaturës “Niko Nikolla” në Korçë
Korça është kthyernë qendër të artit, humorit dhe satirës me çeljen e edicionit të katërt të Bienales Ndërkombëtare të Karikaturës “Niko Nikolla”. Ky aktivitet mbledh artistë nga vende të ndryshme të botës, duke sjellë përmes gjuhës universale të karikaturës këndvështrime, mesazhe dhe reflektime mbi shoqërinë dhe realitetin bashkëkohor. Edicioni i sivjetshëm vjen me dy tema kryesore: “Engjëll apo Djall?” dhe “Portret – Bujar Kapexhiu”. Në ekspozitë prezantohen gjithsej 194 vepra të përzgjedhura, nga të cilat 111 i kushtohen temës “Engjëll apo Djall?”, ndërsa 83 të tjera sjellin interpretime artistike të figurës së karikaturistit të njohur shqiptar, Bujar Kapexhiu. Flora Nikolla, themeluese dhe drejtoreshë ekzekutive e Bienales “Niko Nikolla”, u shpreh: “Ne mblidhemi sot për të nisur këtë edicion të katërt të Bienales Ndërkombëtare të Karikaturës,...
Burimi:
kultplus.com