Liceu Francez i Korçës rikthehet në sistemin arsimor, Kumbaro: Do të ketë profil shkencor dhe diploma të përbashkëta me Francën
Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro bëri prezantimin e projektligjit “Për ngritjen dhe funksionimin e institucionit publik të arsimit të mesëm të lartë “Liceu Francez i Korçës” në Komisionin për Edukimin, Shkencën dhe Sportet, në vijim të disa komisioneve të tjera ku ky projekt ka kaluar dhe është mbështetur. Ministrja tha se ky projekt i përbashkët i qeverisë shqiptare dhe asaj franceze, me vlerë të veçantë në cilësinë e arsimit dhe diplomacinë tonë, propozohet të rregullohet me një ligj të veçantë pasi përfaqëson një model krejtësisht të ri në arsimin tonë publik parauniversitar. “Është një projektligj i veçantë dhe me një vlerë të jashtëzakonshme në cilësinë e arsimit dhe në diplomacinë shqiptare, sepse pasqyron një projekt të përbashkët mes Shqipërisë dhe Francës, që ndërtohet në bashkëpunim...
Burimi:
javanews.al