Elisa Spiropali thyen heshtjen pas përjashtimit: Flasim nesër në 11:00
Deputetja Elisa Spiropali ka reaguar pas përjashtimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, duke njoftuar se ditën e nesërme do të dalë në një konferencë për shtyp. Përmes një mesazhi të shkurtër, Spiropali ka bërë të ditur se do të komunikojë me mediat nga ambientet e Kuvendit, në orën 11:00. “Flasim nesër në 11:00 në konferencë shtypi nga Kuvendi”, shprehet Spiropali. Deputetja nuk ka komentuar përmbajtjen e vendimit për përjashtimin e saj, duke lënë të hapur mundësinë që qëndrimin e plotë mbi zhvillimet e fundit brenda Partisë Socialiste ta bëjë publik gjatë konferencës së nesërme. Dalja e saj përpara mediave pritet me interes, veçanërisht për qëndrimin që do të mbajë ndaj vendimmarrjes së PS-së dhe të ardhmes së saj politike.
Burimi:
javanews.al