Zjarri në një park kombëtar në Gjermani, përfshihen rreth 400 ha tokë
Një zjarr i madh pyjor në Parkun Kombëtar Muritz, në verilindje të Gjermanisë, është përhapur në rreth 400 hektarë, ndërsa rreth 370 zjarrfikës, efektivë policie, punonjës të pyjeve dhe ushtarë janë angazhuar në operacionin për shuarjen e flakëve. Sipas autoriteteve lokale, mungesa e reshjeve dhe erërat perëndimore kanë favorizuar përhapjen e zjarrit, i cili pritet të lëvizë drejt lindjes dhe juglindjes gjatë fundjavës. Zjarri u raportua për herë të parë të hënën dhe ka detyruar evakuimin e disa fshatrave në më shumë se një rast. Operacionet për shuarjen e zjarrit janë vështirësuar nga fakti se një pjesë e zonës së prekur ka qenë dikur poligon ushtarak dhe ende përmban mjete shpërthyese të pashpërthyera. Helikopterët e Bundeswehr-it pritet të vazhdojnë të mbështesin operacionet nga ajri deri...
Burimi:
syri.net