Hetimet ndaj Ballukut/ SPAK kontroll te ‘Atelier 4’, sekuestrohen materiale për një vilë në Dhërmi

Hetimet ndaj Ballukut/ SPAK kontroll te ‘Atelier 4’, sekuestrohen materiale për një vilë në Dhërmi

SPAK ka kryer një kontroll në ambientet e kompanisë “Atelier 4”, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj ish-zv.kryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Sipas burimeve të raportuara, gjatë kontrollit janë sekuestruar dokumente dhe materiale që lidhen me projektin e arredimit të një vile luksoze në jug të vendit. Prokurorët e posaçëm po analizojnë materialet e sekuestruara dhe po i krahasojnë ato me provat e tjera të administruara gjatë hetimit. Bëhet fjalë për një vilë në Dhërmi, e cila është sekuestruar më herët nga autoritetet, pasi dyshohet se mund të jetë një pasuri e padeklaruar që lidhet me Belinda Ballukun. Hetimi ndaj ish-zv.kryeministres përfshin dyshime për korrupsion dhe pastrim parash. Balluku është gjithashtu e pandehur në një tjetër dosje që lidhet...